Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Deçan të Kosovës, ku një nënë e re së bashku me të birin kanë humbur jetën.
Mësohet se e reja është mbytur në një pishinë në tentativë për të shpëtuar djalin e saj i cili kishte rënë në ujë në ato momente.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili njoftoi për vdekjen e një nëne të re me të birin e saj. Ai u shprehur i tronditur me dy vdekjet e hershme.
“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjes sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit!”, ka shkruar Ramosaj krahas postimit.









