Burime pranë PS konfirmojnë se Edi Rama është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri më tani nuk dihet ende arsyeja e vizitës së kreut të qeverisë në tokën amerikane.
Mbi të gjitha është folur për pjesëmarrje në një event privat të familjes Soros, sikundër pritet me kureshtje nëse ka mundur të sigurojë ndonjë takim të rëndësishëm me zyrtarët amerikanë. Kujtojmë se miku i tij Vuçiç një muaj më parë nuk u lejua të takohej me presidentin amerikan pavarsisht manovrave të tij.
Axhenda sekrete e Ramës matanë oqeanit deri në momentin e daljes së detajeve do mbajë mbërthyer kureshtjen e opinionit publik, nëse ai po fluturon drejt Amerikës së Soros apo drejt Amerikës së Trump..









