Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka shpalosur të enjten një axhendë 15-pikëshe, në bazë të së cilës do të punonte një qeveri e unitetit e propozuar nga ai, dhe e cila do t’i përfshinte të gjitha partitë e tjera parlamentare.
Duke e propozuar agjendën me 15 pika si mënyrë për të dalë nga ngërçi politik, Abdixhiku tha se “qeveria e unitetit kombëtar nuk është zgjidhje e përhershme, nuk është më e mira e mundshme, por është përgjegjësia që ajo bart në vete domosdo për gjendje ne tanishme”.
Ai tha se kjo “është në kontratë e nderit mes forcave politike dhe qytetarëve për ta nxjerrë vendin nga kriza e tanishme”.
Axhenda e tij përfshin reforma kushtetuese, rindërtimin e partneritetit me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, rritjen e pagave, si dhe zgjidhjen e krizës energjetike.
Axhenda 15-pikëshe e Abdixhikut
Pika e 1: funksionalizimi i institucioneve kushtetuese dhe departiartizimin e institucioneve të pavarura.
Pika e 2: rritja e pagave dhe zbatimi i ligjit për pagën.
Pika e 3: pakoja emergjente për menaxhimin e krizës energjetike.
Pika e 4: fillimi i projektit kombëtar për gazifikimin e Kosovës.
Pika e 5: rindërtimi i partneritetit me BE-në dhe SHBA-në dhe rikthimin e politikës së jashtme aktive.
Pika e 6: votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.
Pika e 7: fillimi i procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë.
Pika e 8: Fillimi i projekteve me rëndësi të veçantë për vendin.
Pika e 9: Ndryshime kushtetuese në funksion të stabilitetit institucional.
Pika e 10: hartimi i strategjisë kombëtare për reformë të thellë në arsim.
Pika 11: përgatitja institucionale për Lojërat Mesdhetare.
Pika 12: reforma strategjike e sigurisë dhe mbrojtjes.
Pika 13: rishikimi i formulës për buxhetin e komunave dhe ndryshimet e nevojshme.
Pika 14: përgatitja për zgjedhje të rregullat dhe të lira demokratike brenda 10 muajve.
Pika 15: mekanizmi i transparencës dhe llogaridhënies për periudhën kalimtare.









