“TRONDITET” KOLONJA/ Pas Kryemadhit dhe Bes Kallakut “divorcohet” edhe miku i tyre i afërt – Erion Isai “prish kurorën” pas 14 vitesh martesë. Çfarë mund të fshihet pas alibisë: Nuk ka më afeksion?….

Pas Monika Kryemadhit dhe Bes Kallakut “divorcohet” edhe një tjetër miku i tyre i afërt, duke shtuar dyshimet se pas këtyre akteve qëndron ajo ç’ka është folur nën zë, tentativa për t’i shpëtuar mos justifikimit të pasurive të tyre.
Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai i i cili ka dhënë fund zyrtarisht martesës me bashkëshorten e tij.

Ndonëse fjalët qarkullonin prej kohësh se Isai jetonte i vetëm mes Tiranës dhe Ersekës së bashku me thashetheme të tjera, kjo asnjëherë nuk ishte pranuar prej tij.

Por tashmë duket se ndarja e është zyrtarizuar nga Gjykata e Tiranës në prill të këtij viti, ndërsa kërkesa për divorc ishte paraqitur një vit më parë.

Isai dhe Ajlin Petrela ishin martuar në vitin 2011 dhe bashkë kanë edhe dy fëmijë.

Ajo që përdoret si shkak ligjor në vendimin e gjykatës, është pretendimi se nuk ka më afeksion, jetojnë të ndarë dhe se martesa e tyre ka humbur kuptimin.