Bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për zgjidhjen e çështjeve në marrëdhëniet e tyre dypalëshe do të zhvendosen në Moskë nga Stambolli, tha ambasadori i ri i Rusisë në Uashington për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.
Rimëkëmbja e marrëdhënieve ruso-amerikane është ende shumë larg, tha ambasadori Alexander Darchiev për TASS, duke shtuar se afrimi me Moskën po ngadalësohej.
“Mund të konfirmoj se negociatat e ardhshme të delegacioneve do të zhvillohen në një të ardhme shumë të afërt në Moskë,”-u citua të thoshte Darchiev.
Lufta në Ukrainë shkaktoi përballjen më të madhe midis Moskës dhe Perëndimit që nga thellësitë e Luftës së Ftohtë. Diplomatë të lartë si në Moskë ashtu edhe në Uashington i thanë Reuters në vitin 2024 se nuk mund të kujtonin që marrëdhëniet të kenë qenë ndonjëherë më të këqija.
Administrata amerikane e paraqet konfliktin e Ukrainës si një luftë me ndërmjetës midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë dhe ka pasur paralajmërime të vazhdueshme për rrezikun e përshkallëzimit të konflikti.









