Partizani po stërvitet intenisivisht, teksa është fokusuar edhe në merkato për aventurën që do të ketë në Ligën e Konferencës. Skënder Gega dhe drejtuesit e kuq duan të krijojnë një ekip konkurrues.
Ndërkohë që aventura Europiane do të nisë së shpejti dhe shorti hidhet më 17 qershor. Pikërisht për fazën e parë të Ligës së Konferencës, Partizani bëri të ditur ditën e sotme edhe rivalët e mundshëm që mund të ketë përballë, në duelet që do të zhvillohen më 10 dhe 17 korrik.
Nuk mungon një ekip që është përballur më parë, i cili është Atletik Klub d’Eskaldes, por edhe ekipi shqiptar që miltion në Superligën e Kosovës, Malisheva. Më poshtë do të njiheni me të gjitha ekipet.
Rivalët e mundshëm të Partizanit në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës:
FC Santa Koloma (Andorra)
FC Dinamo Brest (Bjellorusi)
FK Auda (Letoni)
FC Neman Grodno (Bjellorusi)
Kalpe Siti Megpies FC (Gjibraltari)
Atletik Klub d’Eskaldes (Andorra)
FC Torpedo Kutaisi (Gjeorgji)
Valur Rejkjavik (Islandë)
Tre Fiori FC (San Marino)
FK Željezničar Sarajevo (Bosnjë & Hercegovinë)
Kliftonvil FC (Irlandë e Veriut)
Birkirkara FC (Maltë)
Rejsing FC Union (Luksemburg)
FK Sileks (Maqedoni e Veriut)
BFC Daugavpils (Letoni)
KF Malisheva (Kosovë)
SJK (Finlandë)
NSÌ (Ishujt Faroe)
FC Hegelman (Lituani)
Nome Kalju FC (Estoni)
Haverforduest Kauntri (Uells)
Penibont FC (Uells)
FK Vardar (Maqedoni e Veriut)
FK Rabotnicki (Maqedoni e Veriut)









