Prokuroria e Posaçme nuk arriti dot të lexonte sot konkluzionet përfundimtare për të pandehurit e dosjes “Sterilizimi”. Në këtë dosje janë të pandehur 9 persona, mes të cilëve edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Shkak i pamundësisë në seancën e sotme u bë mungesa e dy avokatëve.
Seanca e radhës, ku pritet të jepen konkluzionet përfundimtare të prokurorisë, u caktua për datën 25 qershor, në orën 13:00.
Në seancën e kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi ndarjen e dosjes. Pas këtij vendimi nga GJKKO, të pandehurit gjykohen me gjykim të shkurtuar, përveç Ilir Beqajt.
Me gjykim të shkurtuar janë: Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri, Naila Ajazi.









