Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe nuk ka mundur të rikuperohet. “Panorama Sport” mëson se ai do të zëvendësohet nga Medon Berisha.
Rikujtojmë që mesfushori i Seria A ishte në stol ndaj Anglisë dhe Andorrës, dhe ishte në tribunë kundër Serbisë. E njëjta gjë ishte planifikuar edhe për sot me Letoninë, por dëmtimi i Ajetit ndryshon planet e Silvinjos.









