Ish-Kryeministri Sali Berisha ka qëndruar përballë hetuesit të BKH-së për rreth 50 minuta, pas një padie që gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, ka depozituar në SPAK. Prokuroria Speciale ka nisur hetimet me akuzën e ‘fyerjes së gjyqtares’ ndërsa gjithçka ka të bëjë me një pyetje që i është drejtuar Gjokës për një shumë prej 500 mijë euro.
“A keni ju një bisedë me Alket Hysenin në të cilën flitet për një pagesë prej 500 mijë euro që emri i tij të mos përfshihet në grup criminal? Kjo është pyetja që unë ia kam drejtuar Irena Gjokës, një mashtruese ordinere dhe delikuente, e nxitur nga Edi Rama, merr padi ndaj meje”, tha Berisha. Në fjalën e mbajtur para SPAK, Berisha tha se si kryetar i opozitës, i ka drejtuar pyetje gjyqtares, e cila duhej të jepte sqarime. Berisha tha se nuk ka shpifur dhe as fyer Irenën me 5 mbiemra, por i ka drejtuar një pyetje.
Deklaratë e Berishës pas daljes nga SPAK :
“U thirra me firmë të Altin Tropolinit, ishte shumë i shqetësuar gjer në palcë se pse unë kam pyetur Irenën me 5 mbiemra nëse “për fyerjen e gjyqtares Irena Gjoka” kur unë e pyes nëse keni bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro. Pyetje e kam unë. Familjarja e Edi Ramës, se janë shoqe më Linda Ramën. Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje. Ushtrimin e funksionit tim si kryetar i opozitës dhe pyetje, nëse do ishte e pafajshme do i përgjigjej. Është një person që e ka vendin në burg, e ncitur nga Rama dhe Altin Troplini ngre padi për fyrje.”, tha Berisha.









