KOSOVE/ Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare ish-kryeministri Bukoshi

Ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.

Bukoshi vuante nga një sëmundje e rëndë shëndetësore.

Bujar Bukoshi ka lindur më 13 maj 1947 në Suharekë.

Bukoshi është një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ishte edhe zëvendëskryeministër i Kosovës në kabinetin e dytë Thaçi nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Bujar Bukoshi ka qenë kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në ekzil nga viti 1991 deri në vitin 2000.