Janë mbyllur 5 sfidat e mbrëmjes të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Italia mori 3 pikët e para në grup, pas suksesit 2-0 ndaj Moldavisë. Në “Mapei Stadium”, Nikolaesku shënoi në fillimin e sfidës, por festa zgjati pak pasi goli u anulua për pozicion të parregullt.
“Axurrët” zhbllokuan llogaritë në fundin e fraksionit, me anë të Raspadorit, ndërsa në pjesën e dytë “tundi rrjetën” Kambiaso.
Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e fundit e Luçiano Spaletit nën drejtimin e Italisë.
Kroacia dominoi në një fitore spektakolare 5-1 Çekinë, duke i shkaktuar këtyre të fundit humbjen e parë në këto kualifikuese.
Në ndeshjet e tjera, Belgjika fitoi 4-3 ndaj Uellsit. Vendasit ishin në avantazh 3-0, por u barazuan nga miqtë në pjesën e dytë. Goli i De Bryjn i dha fitoren Belgjikës që rishfaqet kësisoj pretendente për fitoren e grupit.
Norvegjia mposhti 0-1 Estoninë në transfertë falë golit të Haland, ndërsa Ishujt Faroe mundën 2-1 Gjibraltarin.









