LAJMI I FUNDIT/ KAS vendos: Të rinumërohen të gjitha fletët e votimit në qarkun Fier

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që të bëhet rinumërimi i të gjitha fletëve të votimit në qarkun Fier.

Kërkesa u shtrua nga dy prej anëtarëve të këtij Komisioni dhe më pas u pranua me shumicë votash.

Fieri është qarku i dytë pas Tiranës, që do të rinumërohen votat e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Kujtojmë se opozita nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka ngritur prentendime për një ‘masakër elektorale’ të kryer nga qeveria Rama në bashkëpunim me krimin e organizuar.