VLERESIMI/ Tenisti ultranacionalist serb tërbon të vetët pas përballjes me Shqipërinë – Djokoviç për ndeshjen: Bravo… (VIDEO)

Shqipëria dhe Serbia e mbyllën me barazim 0-0 në “Air Albania”. Një ndeshje ku gjithçka u zhvillua në normalitet, dhe nuk mungoi “fair-play”.

Tifozët serb janë tërbuar ndërkohë, pas postimit të Novak Djokoviç. Ky i fundit postoi një video në rrjetet sociale ku tregohej respekti në fushën e lojës.

“Respekti dhe loja e ndershme janë gjithmonë të mundshme! Bravo të dyja ekipeve për sjelljen e tyre”, shkruan Djokoviç.

Kjo sjellje nga ultranacionalisti serb nuk është pritur mirë nga tifozët. Kjo pasi më parë tenisti njihej për mesazhet e tij kundër Kosovës.

Screenshot 2025-06-08 130414