SITUATE PANIKU/ Aksident i shumëfishtë – merr flakë makina në autostradën Tiranë-Durrës

Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Bëhet me dije se një automjet tip “Opel” ka marrë flakë pas një përplasje zinxhir mes 4 makinave. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, nga djegia janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.