Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar formacionet për ndeshjen Shqipëri–Serbi.
Siç shihet edhe në foto, trajneri Sylvinho do ta nisë këtë sfidë me Strakoshën në portë.
Në mbrojtje do të jenë Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.
Në mesfushë pritet të luajnë Shehu, Laçi, Asllani dhe Hoxha, ndërsa në sulm do të jenë Broja dhe Manaj.
Nga ana tjetër, trajneri serb do të startojë me Petrovic në portë.
Mbrojtja do të përbëhet nga Pavlović, Milenković dhe Eraković. Në mesfushë do të jenë Lukić, Maksimović, Živković, Terzić dhe Samardžić, ndërsa në sulm do të luajnë Vlahoviç dhe Mitroviç.










