AKSIDENT/ Serbi me trailer përplas motorin në aksin Milot-Thumanë – plagoset 71-vjeçari

Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Milot-Thumanë”, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Trailer”, me drejtues shtetasin serb B. V., dhe motomjeti me drejtues shtetasin I. K., 71 vjeç, banues në Milot, Kurbin. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në Spitalin e Kurbinit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.