Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, që do luhet në “Air Albania”.
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho: Serbia është një ekip i fortë dhe këtë ne e dimë ka lojtarë shumë të fortë dhe individualistë, por nga ana tjetër edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë si Broja, Uzuni, Malaj, Bajrami për të cilët unë jam shumë krenarë. Është një ekip shumë i mirë të cilët po bëjnë një tranzicion shumë të shpejtë. Nesër ujë shpresoj që të kemi një ndeshje të bukur. Të gjithë përgatisin një ndeshje të bukur për ta fituar. Dëgjova dhe trajnerin e kundërshtarit i cili po përgatiti po ashtu për të pasur një ndeshje të bukur. Shpresoj që ne të dhurojmë një ndeshje të bukur 90 minuta janë shumë të gjata dhe mund të ndodhë çdo dhe kualifikimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë dhe ne presim se si do të shkojë. Por, ne futemi për të marrë tre pikët.









