IRONIA RUSE/ Përplasja Trump-Musk “kënaq” kundërshtarët – Ironizon Medvedev: Mos u grindni djema! Jemi gati të mundësojmë paqen

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev në një postim në platformën X shkruan “mos u zini djema”.

Marrëdhënia e dikurshme e ngushtë mes Donald Trump dhe Elon Musk ka hyrë zyrtarisht në një fazë përplasjeje të hapur, e mesa duket është “pëlqyer” nga kundërshtarët në arenën ndërkombëtare. Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev në një postim në platformën X shkruan “mos u grindni djema”.

Ai ka ironizuar duke thënë se rusët janë të gatshëm të lehtësojnë përfundimin e një marrëveshjeje paqeje midis Donald Trump dhe Elon Musk për një tarifë të arsyeshme dhe të pranojnë aksionet e Starlink si pagesë

“Ne jemi të gatshëm të lehtësojmë përfundimin e një marrëveshjeje paqeje midis D (Donald Trump) dhe E (Elon Musk) për një tarifë të arsyeshme dhe të pranojmë aksionet e Starlink si pagesë. Mos u grindni, djema”, ka qenë postimi i tij në rrjete sociale.