QENDRIMI I SHBA/ Diplomati Philip Reeker paralajmëron ‘tërheqje’ të Amerikës nga Ballkani: Nuk do të ketë më të njëjtin angazhim!

Diplomati amerikan paralajmëron se SHBA do të ulë ndikimin në Ballkanin Perëndimor…

Diplomati amerikan Philip Reeker ka paralajmëruar një tërheqje të SHBA nga Ballkani. Ai është shprehur se Uashingtoni nuk do të ketë më ndikim në rajonin si në 30 vjetët e fundit.

Deklarata u bënë në forumin e “Iniciativës Pupin” në Beograd.

Duhet të kuptohet se kjo është një pikë tranzicioni dhe se SHBA-ja nuk do të angazhohet drejtpërdrejt si në 30 vjetët e fundit”, tha ish-ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së raporton “Danas”.

“Para 30 vjetëve, pas Daytonit, Ballkani dominoi lajmet dhe ishte një pjesë kyçe e politikës së jashtme amerikane”, tha Reeker, por vuri në dukje se “rajoni e konsideron veten shumë më të rëndësishëm nga ç’ është në të vërtetë”.

Reeker ka thënë se rajoni është terren “për fuqitë e tjera që të përpiqen ta përhapin ndikimin”.

Ndërkohë George Friedman, themelues dhe president i organizatës “E ardhmja gjeopolitike”, tha se SHBA-ja nuk është përgjegjëse për të gjithë botën.

Ata nuk po e lënë atë, por po tërhiqen”, tha Friedman.

Ai gjithashtu beson se nëse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të kishte nisur një rishikim të marrëdhënieve me Kinën dhe Evropën, ndonjë president tjetër i SHBA-së do të kishte bërë të njëjtën gjë, “ndoshta më mirë”. Friedman thotë se Trump po përpiqet të zvogëlojë ekspozimin e SHBA-së në botë dhe kujton praktikën e mëparshme që nëse diçka ndodhte në Azi ose Afrikë, Amerika duhej të ishte atje.

Bota ka ndryshuar, ashtu si edhe ju, dhe është e aftë të zgjidhë problemet e saj pa praninë tonë. Ne nuk jemi përgjegjës për të gjithë botën, ju jeni përgjegjës për vendin tuaj, gjermanët për Gjermaninë, ne për veten tonë“, tha Friedman.