ANKIMIMI/ E refuzoi Berisha – Zogistët i dalin në krah kandidatit Aulon Kalaja; kërkojnë rinumërimin e votave preferenciale në Durrës 

Partia Lëvizja e Legalitetit, e cila ka garuar në koalicion me Partinë Demokratike në 11 Maj kërkon rinumërimin e votave në qarkun e Durrësit.

Kjo kërkesë e PLL vjen në mbështetje të një kërkesë të mëparshme të kandidatit Aulon Kalaja, i cili në këto zgjedhje rezulton se është kandidat i këtij subjekti zgjedhor.

Më herët KAS rrëzoi kërkesën e Aulon Kalasë për rinumërim të votave me arsyetim se një kërkesë e tillë bëhet vetëm nga subjektet zgjedhore dhe jo nga kandidatët. Kujtojmë se PD dhe PS bashkuan votat për të rrëzuar kërkesēn, ndërsa anëtari i pestë Ilirjan Rusmali votoi pro kërkesës së Kalasë.