KEMBIMI VALUTOR/ Rritet dollari, euro vijon e “dobët”

Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Këtë të martë, 3 qershor, monedha evropiane blihet në tregun valutor me me 97.9 lekë dhe shitet me 98.7 lekë.

Nga ana tjetër dhe dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë, ku blihet në tregun valutor me 87.9 lekë dhe shitet me 88.7 lekë.

Paundi britanik ka shënuar një rënie të lehtë, ai blihet në tregun valutor me 115.5 lekë dhe shitet me 116.8 lekë.

Ndërkohë që dhe franga zvicerane qëndron në të njëjtat nivele, ajo blihet me 104.2 lekë dhe shitet me 105.2 lekë.