FATALE/ Ra nga çatia e kishës në Korçë rreth dy javë më parë, ndërron jetë në spital prifti, Kristaq Viso

Prifti Kristaq Viso ka ndërruar jetë në spital, pasi rreth dy javë më parë ra aksidentalisht nga çatia e kishës teksa po hiqte disa tjegulla dhe llamarina. Lajmin e ka konfirmuar, Mitropolia e Shenjtë e Korçës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i shprehen ngushëllime bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve!

NJOFTIMI I PLOTË: 

Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso!

Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirin e tij me shenjtorët në gjirin e Avramit në Mbretërinë e Qiejve!

Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, paraisë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!

Ra nga çatia e kishës në Korçë rreth dy javë