MESAZHI/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Kisha është e plagosur, jini të besueshëm

Në predikimin e tij për një Meshë shugurimi, Papa Leo XIV u dha një mesazh priftërinjve. Ai ishte takuar më parë me shoqata humanitare në Vatikan.

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo XIV i kërkoi të gjithë klasës priftërore “transparencë të jetës, jetë të njohura, jetë të lexueshme, jetë të besueshme.”