Xhonatan Tah është zyrtarisht lojtari i ri i Bajernit të Mynihut. Mbrojtësi 29-vjeçar i kombëtares gjermane është përforcimi i parë i kampionëve të Bundesligës.Ai ka nënshkruar një kontratë për katër vjet deri në 2029-ën dhe vjen te Bajerni nga Leverkuseni, si transferim i lirë.
Megjithatë, është mjaft e mundur që Bajerni t’u paguajë një tarifë të vogël transferimi “Aspirinave” (llogaritet 1 milion euro) – në mënyrë që Tah të mund të vihet nën urdhrat e Vinsent Kompani në Kupën e Botës për Klube në SHBA në qershor.
Gjermani supozohet të stabilizojë mbrojtjen, e cila kohët e fundit ka qenë shpesh e lëkundur dhe mjaft e kritikuar. “Shefi” i ri i mbrojtjes më në fund është në Mynih.
“Dua të marr përsipër përgjegjësinë këtu dhe të punoj shumë çdo ditë në mënyrë që të jemi të suksesshëm si ekip dhe të fitojmë shumë









