Çelsi është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut ishte favoriti kryesor. Londinezët kanë mundur në finale Betisin me shifrat 4-1, pas një pjese të dytë të jashtëzakonshme.
Në fakt ishte Betisi që dominoi pjesën e parë të ndeshjes, duke gjetur shpejt golin me Ezazulin dhe duke krijuar raste të tjera për të dyfishuar shifrat. Por në pjesën e dytë, në skenë doli Ccelsi i frymëzuar nga Palmer i cili dha brenda 5 minutash asistet për golat e përmbysjes së Fernandez dhe Xhekson.
Më pas për anglezët ishte e shumë e thjeshtë të administronin lojën e gjenin hapësira, teksa shënuan përsëri me Sançon e pastaj Kaisedon, për të vulosur fitoren 4-1 që u dha trofeun.
BETIS-ÇELSI 1-4
9′ Ezalzuli / 65′ Enzo Fernandez, 70′ Xhekson, 83′ Sanço, 90’+1′ Kaisedo
GOLI I KAISEDO (VIDEO)
GOLI I SANCO (VIDEO)
GOLI I XHEKSON (VIDEO)
Adrian pret gjuajtjen e Palmer (VIDEO)
GOLI I ENZO FERNANDEZ (VIDEO)
Çelsi kërkon penallti për ndërhyrjen e Adrian ndaj Xhekson (VIDEO)
Badiashil devijon jashtë gjuajtjen e Kardozo (VIDEO)
Jorgensen ndal gjuajtjen e Fornals (VIDEO)
GOLI I EZALZULI (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Real Betis: Adrian; Kardozo, Bartra, Natan, Antoni, Ezalzuli, Bakambu, Rodrigez, Fornals, Isko, Sabali
Trajner: Manuel Pelgrini
Çelsi: Jorgensen; Kukureja, Badiashile, Pedro Neto, Fernandez, Madueke, Xhekson, Palmer, Chalobah, Kaisedo, Gusto
Trajner: Enco Mareska










