MERKATO/ Luis Henrike firmos me Inter pas finales së Champions, ja detajet e marrëveshjes së arritur…

Luis Henrike do të jetë lojtari i Interit në sezonin e ardhshëm. Kjo do të jetë lëvizja e dytë për merkaton e verës te zikaltrit, që do të afrojnë po ashtu Suçiç.

“TuttoMercatoWeb” raporton se Interi do të paguajë 23 milionë euro plus bonuset te Marseja. Kontrata do të jetë e vlefshme për 4 vite, me opsion rinovimi edhe për një tjetër.

Paga që 23-vjeçari brazilian pritet të përfitojë do të jetë 2.5 milionë euro për sezon. Firma do të vijë pas finales së Champions, pikërisht para Botërorit të klubeve.

Marseja e afroi rreth 5 vite më parë nga Tres Pasos. Kontrata e tij aktuale përfundon në vitin 2028.