Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpërndarë një mesazh urimi për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri.
Përmes një postimi të publikuar në faqen zyrtare Facebook, ambasada amerikane uron popullin shqiptare dhe pret “të vazhdojë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë”.
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, thuhet në mesazhin e SHBA.










