REAGIM I MACRON/ Trump e cilësoi Putin të çmendur – prononcohet presidenti francez: Amerika po fillon të kuptojë gënjeshtrat e tij për Ukrainën

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas deklarate të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump kundër Vladimir Putin dhe manovrave të tij për t’iu shamngur nënshkrimit të traktatit të paqes me Ukrainën.

Macron është shprehur se Trump tashmë po arrin të kuptojë se presidenti rus, Putin e ka mashtruar vahzimisht, teksa tregon se qëllimi i vetëm e i këtij të fundit është destabilizmi i Europës dhe i Azisë.

Unë besoj se Presidenti Trump e ka kuptuar se kur Presidenti Putin i tha se ishte gati për paqe, ai po gënjente“, theksoi Macron, ndërsa bëri thirrje për armëpushim sa më të gjatë të jetë e mundur.

Ai theksoi gjithashtu se “ajo që po ndodh në Ukrainë është e papranueshme dhe jashtëzakonisht serioze”.

Nuk mund të pretendosh se je gati për negociata dhe të kryesh sulme në të njëjtën kohë. Një retorikë e tillë e dyfishtë tregon mungesën e sinqeritetit të çdo deklarate në lidhje me dialogun“, shtoi Macron.