Zhoze Murinjo nuk e ka harruar një nga arritjet e tij më të mëdha në karrierë. Pikërisht tre vite pas natës historike në Tiranë, trajneri portugez ka kujtuar suksesin në Ligën e Konferencës me një postim në profilin e tij në rrjetet sociale.
Triumfi kundër Fejnordit është special për trajnerin, pasi i solli trofeun e parë europian në historinë e klubit roman.
Murinjo ndau një foto ikonike gjatë festimit të ekipit italian, me Lorenco Pelegrinin që shihet duke ngritur trofeun në qiell. Në foto, “Special One” shkruan: “25 maj 2022 Roma Fejnord”.
Ja postimi në instagram:👉 https://www.instagram.com/p/DKEPx4tI5zu/?utm_source=ig_embed&ig_rid=61c81614-8893-4d3f-8111-d1f6e7978707









