Duke nisur nga nesër, 24 maj tuneli i Llogarasë do të jetë i hapur për automjetet, përveç mjeteve të tonazhit të rëndë.
Lajmi është bërë me dije nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku përmes një mesazhi video të shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama.
Afati deri kur ky tunel do të jetë pa pagesë, Balluku njoftoi datën 15 shtator, duke mos dhënë asnjë detaj mbi vlerën e tarifës që do të vendoset për çdo automjet.
Ja video e plotë në Facebook:👉 https://www.facebook.com/share/v/16a9S34Rcq









