11 MAJI/ “Na vodhën” – Berisha denoncon problemet me votën: Duam qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi të enjten rast që sipas tij dëshmon manipulimin e zgjedhjeve në fshatin Pekisht të Elbasanit.

Në një konferencë për mediat Berisha shfaqi një video ku sipas tij janë gjetur materiale zgjedhore dhe sasi të konsiderueshme narko-euro në barin e kryeplakut të fshatit, Dervish Beqiri, i cili është vëzhgues i besuar i Partisë Socialiste.

Berisha përsëriti se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje që sipas tij janë një farsë elektorale, ndërsa theksoi se e vetmja zgjidhje është krijimi i një qeverie teknike dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja ku qytetarët të votojnë të lirë.