Benjamin Netanyahu tha se i gjithë Rripi i Gazës do të jetë nën kontrollin e sigurisë izraelite dhe se Hamasi do të mposhtet.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për të parandaluar një krizë humanitare dhe më pas zbuloi një plan me tre faza për dërgimin e ndihmave në Gaza.
Plani përfshin dërgimin e ndihmave bazë në Rripin e Gazës, hapjen e pikave të shpërndarjes së ushqimit nga kompanitë amerikane të siguruara nga ushtria izraelite dhe krijimin e një zone për të mbrojtur civilët pas marrjes së kontrollit të sigurisë në Gaza.
Netanyahu tha se nëse ka një mundësi për një armëpushim të përkohshëm dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve, Izraeli do të jetë i hapur për këtë.
Ai u shpreh se 20 pengje të marra nga Hamasi në sulmet e 7 tetorit 2023 besohet se janë gjallë dhe rreth në 30 të tjerë kanë vdekur.









