KOSOVA NE KRIZE/ Dështimi institucional transferohet edhe në Kuvendin Komunal të Prishtinës; nuk arrin të mbahet seanca e jashtëzakonshme

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunal të Prishtinës.

Në rend dite ishte bartja e mjeteve financiare nga vitit 2024 në vitin 2025.

Kryesuesi i seancës, Fehmi Kupina, tha se nuk ka kuorum prandaj duhet të mbyllet seanca.

Opozita kritikoi kryetarin Përparim Rama për mungesë në seancë.

Ndërsa, drejtoresha e Financave në Prishtinë, Valbona Ahmeti Makolli deklaroi se nuk është e nevojshme që kryetari të jetë në secilën seancë të thirrur, pasi që drejtorët që ai emëron, e përfaqësojnë atë.

Ajo, tutje njoftoi se bartja e këtyre mjeteve nuk përmban projekte të reja, por vetëm janë obligime të cilat janë nënshkruara kontratat nga Komuna.