KRIMI ZGJEDHOR/ SPAK dhe BKH “zbarkon” në Dibër – kontrolle në disa ambiente; sekuestrohen telefona dhe shoqërohen disa zyrtarë

SPAK ka ushtruar veprime hetimore ne terren në bashkinë Klos në qarkun e Dibrës, me dyshime për krime zgjedhore gjatë procesit të fundit të kryer në vendin tonë.

Në kuadër të një hetimi janë sekuestruar disa telefona celularë, janë kontrolluar disa ambiente dhe janë shoqëruar disa zyrtarë.

Aksioni i agjentëve të BKH  është mbështetur nga policia lokale me vendim të GJKKO.