BIE MASKA/ Kryezëdhënësi i Berishës Lela nuk i fsheh se me kë ishte beteja e vërtetë e ASHM për 11 Majin – i lumturuar nga humbja e Bashës

Nuk ka zgjatur shumë për tu bërë publik synimi i vërtetë i ASHM për zgjedhjet e 11 Majit që siç duket nga statusi i publikuar prej Z. Lela kryezëdhënësi i Sali Berishës nuk ka qënë regjimi i Ramës, por mundja e Lulzim Bashës.

Edhe pse kanë pësuar një humbje tronditëse, shpesh shumë prej tyre, janë shprehur të lumtur, se të paktën nuk doli deputet Lulzim Basha me Enkelejd Alibeajn, duke zbuluar padashur se qëllimi i tyre nuk ka qënë pushteti siç u thuhej demokratëve në 40 ditë e më tepër fushatë elektorale, por fitorja ndaj Euroatlantikëve.

Sesi mund të mos përmbahet lumturimi brenda gjithë atij dëshpërimi që ka kapluar popullin opozitar pas fitores së frikshme të Edi Ramës, vetëm dikush që nuk e ka patur si objektiv fitoren mund ta shprehë e shpegojë.

Kjo, vetëm e vetëm se këta të dy i ka shpallur armiq Sali Berisha. Dhe këtë gjë, e ka shprehur qartë kryezëdhënësi i Berishës, Alfred Lela.

“Nuk rri dot pz: a i patë euro-atlantikët dhe Djathtas-kthehu?! Vota sa kusuri i një kafe/ujë. Sa rezultat bilardo”, shkruan ai në Facebook.