Ilir Meta ka falënderuar rreth 8 mijë zgjedhësit që e mbështetën në zgjedhje, duke i cilësuar ata si heronj që qëndruan të fortë përballë presioneve të makinerisë kriminale shtetërore. Ai ka theksuar se nuk mund të pranojë marifet për të marrë mandatin parlamentar dhe se lufta e tij ka qenë gjithmonë për një përfaqësim të drejtë.
Meta ka falënderuar Tedi Blushin dhe kolegët e Partisë së Lirisë për angazhimin e tyre dhe gjithashtu ka vlerësuar komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit që vazhdojnë të mbrojnë çdo votë deri në fund.









