SKENARI BLLOKUES/ Numërimi i zarfeve të Greqisë – zbulohet urdhri i Nokës për numëruesit e ASHM-së

Këtë të shtunë ka nisur në Parkun Olimpik numërimi i votave të ardhura nga Greqia, teksa PD vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim sa i përket kontestimit. Po numërohen rreth 50 mijë vota të mbërritura me zarfe nga Greqia, ndërsa ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga shtetet e tjera.

Përfaqësuesi ligjor i i PD-së në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Marash Logu në deklaratë për mediat deklaroi se PD-ja nuk ka hequr nga votat e opozitës. Logu bën me dije se nga ana e PD është urdhëruar që numëruesit të kontestojnë çdo fletë votimi.

Sipas kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Nuka, për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e saj, kërkohet që procesverbali të mos miratohet.

“Për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm. Çdo votë e ardhur nga Greqia do të kontestohet si nga numëruesit, ashtu edhe nga komisionerët tanë, duke kërkuar që të mos përfshihet në rezultatin e zgjedhjeve.”

Konkretisht, si numëruesit, ashtu edhe komisionerët, duhet të shënojnë në të gjitha procesverbalet tekstin si më poshtë:

“Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual.”, thuhet në reagim.

Këtë të shtunë ka nisur në Parkun Olimpik numërimi i votave të ardhura nga Greqia, teksa PD vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim sa i përket kontestimit. Po numërohen rreth 50 mijë vota të mbërritura me zarfe nga Greqia, ndërsa ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga shtetet e tjera.

Përfaqësuesi ligjor i i PD-së në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Marash Logu në deklaratë për mediat deklaroi se PD-ja nuk ka hequr dorë nga votat e opozitës. Logu bën me dije se nga ana e PD është urdhëruar që numëruesit të kontestojnë çdo fletë votimi.

Sipas kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka, për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e saj, kërkohet që procesverbali të mos miratohet.