Nga Tirana, aty ku pritet të nisë Samiti i Komunitetit Politik Evropian, zv.presidentja e Këshillit Evropian Kaja Kallas, ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat nga ku mësohet se ka prekur disa tematika. Një nga çështjet për të cilat dha një koment është edhe Rusia.
Ajo foli për sanksionet ndaj Rusisë si dhe për vendosmërinë e Bashkimit Evropian për të qëndruar pranë Ukrainës.
“Paketa e 17-të e sanksioneve është miratuar tashmë dhe kërkon miratimin përfundimtar nga ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së. Një sfidë më vete kjo për shkak se Hungaria dhe Sllovakia përgjithësisht kanë kundërshtuar sanksionet dhe masat ndaj Rusisë”, deklaroi Kaja Kallas.









