Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte komentoi për mediat ndërkombëtare nga Tirana, negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi, më ndërmjetësimin e sekretarit amerikan të shtetit Rubio.
Rutte e cilësoi gabim shumë të madh nga ana e Putin faktin që në këto negociata ka dërguar një delegacion të nivelit të ulët gjë që tregon sipas tij mungesë serioziteti.









