Në Tiranë ka nisur punimet samiti i liderëve të Evropës. Kryeministri Edi Rama do të presë me radhë liderët evropianë, ndërkohë që i pari më të cilin ka shtrënguar duart ishte kryeministri i Holandës.
Gjatë ditë së sotme, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takime dypalëshe me personalitetet pjesëmarrëse, në mjediset e dedikuara, duke nisur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte e më pas me Kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez; Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen; Princin Sovran të Monakos Albertin II; Kancelarin e Austrisë Christian Stocker; Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan; Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni; Presidentin e Qipros Nikos Christodoulides; Kryeministrin e Hollandës Dick Schoof; Kryeministrin e Belgjikës Bart de Wever, si dhe do të mirëpresë me takime duarsh të gjithë liderët e ftuar në Samit me të cilët do të ketë edhe një foto familjare.
Ceremonia e mirëseardhjes në Samit, ka nisur me performanca të ndryshme artistike, promovuese të traditës dhe kulturës kombëtare shqiptare.
Samiti do të vijojë përgjatë ditës me seancat plenare dhe tryezat e diskutimeve.









