PLAS NE ASHM/ Kandidatët e Berishës në Durrës akuza njëri-tjetrit për hajdutëri votash – kandidati Aulon Kalaja: Jam vjedhur brenda partisë, do e çoj në Prokurori

Kandidati i listës së hapur të PD në qarkun Durrës, Aulon Kalaja, ka bërë një denoncim të fortë këtë mbrëmje në Top Story në Top Channel. 

Ai ka dalë i dyti më i votuar në këtë listë, por pa siguruar një mandat, pasi i ka kaluar Arian Ndoja që ka deri tani 8209, ndërsa Kalaja 7255 vota.

“I kam bërë thirrje SPAK, që këtë telefon ta vinin në përgjim dhe të shihnin kam blerë vota. Këto janë vota të pastra, unë nuk i njoh njerëzit që më kanë votuar. E kam me konkurrentët brenda partisë, jo vetëm ma kanë vjedhur por dhe ma kanë trafikuar brenda kutisë, dhe për këtë do të bëjë kallëzim. Krimi është brenda kutisë, dhe i kam lënë vetë, që të shkojmë në prokurori se dikush duhet të bëhet shembull”, u shpreh ai.