Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në Vorë ku më herët pati një konflikt mes Flamur Nokës dhe disa personave të tjerë.
I pyetur lidhur me atë incident, Celibashi tha se nuk ka një informacion konkret me atë që ka ndodhur, por shtoi se e mira do të ishte që shqetësimet të drejtoheshin në KQZ.
“Kam një këshillë për të gjithë kandidatët për deputet. Të rrinë sa më larg qendrave të votimit. Ata nuk mund të kontribuojnë në mbarëvajtjen e procesit. Ndonjëherë edhe nëse nisen për mirë, shpesh nuk e kuptojnë kufirin mes të drejtës së tyre dhe përgjegjësive që kanë”,-tha Celibashi.









