VOTON DUMANI/ Deklarata para kamerave e kreu të SPAK

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka votuar paraditen e sotme, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Kur u pyet nga gazetarët për strategjinë e hetimeve zgjedhoreve, ai tha: “Do kemi komunikim pas zgjedhjeve”.

Altin Dumani ka votuar në shkollën “At Zef Pllumi” në njësinë numër 5 në Tiranë.

Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

  • Çdo subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur.
  • Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore i drejtuar nga Sali Berisha
  • Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori
  • Lëvizja Atdheu e drejtuar nga Kreshnik Osmani
  • Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Endri Hasa
  • Partia Socialiste e Shqipërisë e drejtuar nga Edi Rama
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e drejtuar nga Adriatik Lapaj
  • Aleanca Kombëtare Shqiptare e drejtuar nga Elena Kocaqi
  • Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Edmond Stojku
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim i drejtuar nga Dashamir Shehi
  • Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj
  • Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi