Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalë me njoftimin e rëndësishëm për të gjitha subjektet politike.
Përmes një postimi, KQZ urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, duke theksuar se ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale.
Sipas KQZ, subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore.
Njoftimi:
Njoftim zyrtar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale. Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë.

Njoftim-KQZ









