Një tjetër kallëzim është bërë ndaj kandidatit të Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjoni. Blutë e Lezhës bëjnë me dije se kallëzimi është bërë nga një 66-vjeçar banues në Lezhë, sipas të cilit, Gjoni i ka shkuar në banesë duke i kërkuar votën.
Lidhur me këtë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, Gjin Gjonin, kandidat i PD në këtë qytet.
“Në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën”, njofton policia.
Kujtojmë se Gjoni u akuzua më herët edhe nga kryesocialisti dhe kandidati për deputet, Ermal Pacaj, për një incident me armë në një lokal të Lezhës.









