AKSIDENT/ Mjeti del nga rruga në aksin Korçë – Ersekë, plagoset rëndë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Korçë-Ersekë.  Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të degezimit të fshatit Boboshtice, ku një drejtues mjeti ka kryer një manovër të gabuar çka e ka sjellë humbjen e kontrollit të mjetit dhe me pas ka përfunduar në anë të rrugës nacionale

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi V.Sh i cili ndodhet në spitalin e Korçës në sallën e reaminacionit

Burime pranë këtij spitali thanë se gjendja e drejtuesit të mjetit është tepër e rëndë. Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:35 në aksin rrugor “Korçë- Ersekë”, në fshatin Dvoran, shtetasi V. Sh., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi V. Sh., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.