Bashkëshortja e drejtuesit politik për Partinë Demokratike qarku Shkodër Luçiano Boçi, ka reaguar lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme ku djali i saj, Parid Boçi përfundoi në spital me hematoma në kokë pas një përleshje të dhunshme në Elbasan.
Blerina Boçi ka publikuar në profilin e saj në Facebook pamjet nga sherri i dhunshëm i regjistruar mbrëmjen e djeshme gjatë një takimi elektoral të Sali Berishës me simpatizantët e Elbasanit.
“Skemat banditeske në veprim të plotë, por do e zbardhim deri në fund! Zoti thotë “ Beteja eshte e imja””, shkruhet në profilin e Blerina Boçit.
Sakaq në një reagim Partisë Demokratike – Dega Elbasan, është sqaruar se ngjarja në fjalë nuk ka prapavija politike, por ka qenë thjesht një konflikt mes disa të rinjve për arsye banale. Gjithashtu hodhi poshtë edhe aludimet që kanë qarkulluar nëpër media se përplasja ka ndodhur mes grupeve mbështetëse të kandidatëve apo me organizimin e Partisë Demokratike.









