Erdhi në Shqipëri me bujë të madhe, ndërkohë që daljet e tij në takimet e Sali Berishës me mbështetësit e tij numërohen me gishtat e njërës dorë.
Por, mungesa në vendin tonë nuk e pengon aspak Chris LaCivita që të “sulmojë” dhe ironizojë nga rrjetet e tij sociale kryeministrin Edi Rama.
Tre ditë larg zgjedhjeve të 11 Majit, LaCivita ka publikuar një foto ku shihet një buf i cili ka kapur një mi. Këtë postim “arkitekti” i fushatës së Berishës e ka shoqëruar me etiketimin e adresës zyrtare të kreut të qeverisë, Edi Rama, duke mos bërë asnjë koment tjetër.










