NEGOCIATAT/ Kryeministri Edi Rama jep lajmin: Sot është marrë vendimi për të hapur një tjetër grupkapitull me BE-në

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për emisionin “Real Story” ka bërë me dije se sot është marrë vendimi për hapjen e një grupkapitulli të ri për Shqipërinë në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë u shpreh më tej se brenda këtij viti do të hapen të gjithë kapitujt negociues me Bashkimin Europian.

“Para së të hyja në takimin e Fierit, e mora vesh që është marrë vendimi sot për të hapur grupkapitullin tjetër, janë tetë kapituj të tjerët që bëjnë që ne praktikisht kemi hapur 24 kapituj në një kohë rekord dhe mbeten edhe 11 kapituj për tu hapur dhe kam besim se do ti hapim brenda këtij viti të gjithë.“-tha Rama.

Kryeministri Rama ashtu siç ka deklaruar edhe më herët dhe në çdo takim elektoral që ka zhvilluar, u shpreh se Shqipëria do të hyjë në BE vetëm me Partinë Socialiste.

“Monitorimin më të madh e kemi tani. Ky është proces. Në duhet të mbyllim negociatat në afatin që na kanë dhënë. Të shpresojmë që konteksti nuk do të ndryshojë. 

Nuk kemi pse të rrimë, “po sikur, po sikur”. Ne jemi ulur në tryezë na është dhënë afati dhe ne duhet të respektojmë afatin. 

Do të bëjmë gjithçka që duhet, dhe t’i kapim ata në angazhimin e tyre që në 2027 të mbyllim negociatat.”-tha Rama.