“VOTIMI I HAPUR”/ Publikoi votën në TikTok, e pëson 46-vjeçari në Itali, i nis procedimi penal

Prokuroria ka nisur procedimin penal për një shtetas 46 vjeçar, banues në Itali. Mbi të rëndon akuza e ‘Shkeljes së fshehtësisë së votimit’ pasi në rrjetin social TikTok publikoi videon gjatë plotësimit të fletës së votimit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Z., 46 vjeç, rezident në Itali, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi ka publikuar në rrjetin social “TikTok”, një video të regjistruar gjatë plotësimit të fletës së votimit.”